Izraeli iu rikthye gjyqit ndaj kryeministrit të vendit, Benyamin Natanyahu, i cili akuzohet për marrje ryshfeti duke u bërë i pari lider që përballet me drejtesinë.
Procesi gjyqësor nisi që prej nëntorit të vitit të kaluar pas akuzave se kryeministri 70-vjeçar në cilësinë e liderit ka pranuar dhurata të majme nga miq të tij milionerë në këmbim të favore që iu kthyen me mbulimin mediatik të fushatave të tij promovuese. Gjyqi u pezullua për disa muaj për shkak të situatës me koronavirusin, por e diela shënoi rifillimin e tij pas protestave të vazhdueshme në vend.
Njerëzit e akuzojnë për marrje ryshfeti kryeministrin por edhe për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Gjatë seancës së sotme, Netanyahu nuk ishte i pranishëm në salle pasi, sipas gjykatësve, ishte një prezantim i nivelit teknik. Akuzat për marrje ryshfeti, nëse vërtetohen, dënohen deri me 10 vite burg në Izrael.