Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për kancelaren e Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar.
Mësohet se shtetasja me iniciale S.M, akuzohet për veprën penale ‘Korrupsion pasiv’. Sakaq, këtë masë sigurie ka kërkuar dhe prokuroria e Durrësit, e cila u aprovua dhe nga togat e zeza.