Derbi Galatasaray-Fenerbahce, duke se vazhdon edhe jashtë fushe. Pas barazimit pa gola, drejtuesit e Galatasaray-t, akuzuan trajnerin kundërshtar, Jose Mourinho për racizëm.
Sipas tyre, tekniku verdheblu i akuzoi kundërshtarët se kërcyen si majmunë, për një episod të ndodhur në fushë.
Për këtë frazë, te Galatasaray do e akuzojnë Mourinho-n për racizëm, madje thanë se do të paraqesin ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA.Nëse akuzat konfirmohen, tekniku portugez rrezikon një dënim të rëndë, që mund të sjellë pasoja për të ardhmen.
Sipas nenit 14 të rregullores disiplinore të UEFA-s, referimi i dikujt si “majmun” në garat sportive konsiderohet racizëm dhe dënimi minimal shkon deri 10 ndeshje pezullim.