Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në Kuvend ka listuar emrat e 8 të dënuarve nga GJKKO që dolën nga burgu prej amnistisë penale.
Ai tha se nga kjo amnisti, nga 20 të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar.
“I doni emrat? Po ua jap.
Edmond Z, i janë falur 13 ditë nga amnistia
Maringlen M, i janë falur 5 muaj e 28 ditë
Marvin M, iu falën 9 muaj e 7 ditë
Admir B, iu falën 3 muaj e 25.5 ditë
Eduard R, iu fal 1 vit burg
Hamza T, iu falën 4 muaj e 21 ditë
Ibrahim G, iu falën 26 ditë
Lulzim Ç, iu fal 1 muaj e 8 ditë
Po gjetët një zyrtarë të lartë simbol të korrupsion që ka përfituar, dilni dhe thojeni emrin këtu”, tha ai.