Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje dhe fyerje ndaj ish-Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Gjykata ka vendosur ta gjobisë Boçin me 70 mijë lekë.
Një vit më parë, Boçi akuzoi Nikollën se po përdorte tenderin e dëftesave për të favorizuar njerëzit pranë saj.
“Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit”, akuzoi Boçi vitin e kaluar pasi u vonua për disa javë shpërndarja e dëftesave.
Në atë kohë, Lindita Nikolla paralajmëroi se do ta padiste për shpifte deputetin demokrat./Opinion.al