Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Manjanit për drogën, ministrat dhe dashnoret e tyre

2017/01/30 at 7:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Në fjalimin e tij të fundit si Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimin ndaj kabinetit pjesë e të cilit ishte dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Rama. Në mënyrë të përmbledhur, akuzat kryesore të Manjanit u fokusuan si më poshtë:


 

  1. Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë, një procedurë, një proces, jo vetëm që s’kishte lidhje me profesionalizmin, por as me Kushtetutën e vendit dhe as me ligjet. Mbledhja e Qeverisë është tërësisht anti-kushtetuese. Ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë….

 

  1. Që prej verës së kaluar, Kryeministri ka harxhuar kohë nga puna, nga dita e tij e punës, për të bërë presion, jo mua, se mua s’më ka kërkuar asgjë, por Kryetarit të Parlamentit, për të më larguar mua. Arsyeja që thotë është se unë flas në media pa lejen e Fugës. Besojeni ose jo, në një sistem demokratik, ministrit i kërkohet t’i mbyllet goja. Pra, po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh, ky është mesazhi i Kryeministrit. Po qe se mendove dhe guxon të japësh një opinion, shkarkohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, bëj ndonjë koncesion, mos fol në media, ji burrë i mirë.

 

  1. Po pse u shtua presioni për largimin tim? U shtua presioni për largimin tim, ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin. Por Kryeministri u nervozua. Shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje.  Nuk është e rastësishme që të asociohej emri im me dosjen e Klement Balilit.

Ndërkohë që në Tiranë bëhej thashethemi për asociimin e emrit tim me dosjen e Klement Balilit,             në Santa Kuaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vërteta.

 

  1. E dini ju që më 30 dhjetor Qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur? Verifikojeni sistemin TIMS se gjysma e ministrave ishin jashtë shtetit dhe vendimi është marrë për të shkarkuar një të dekriminalizuar që duhej shkarkuar.. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet kjo?

 

  1. Pse duhet t’i telefonohet gjyqtarit që të fusë njerëz në burg, pse duhet t’i bëjë këto qeveria? Cila qeveri demokratike i bën këto? Imagjinoni Angela Merkel-in të marrë në telefon një gjyqtar dhe t’i thotë më fut në burg një katundar. Ç’janë këto histori? Ja këto gjëra kanë ndodhur.  Ç’punë ka politika me gjyqësorin?

 

  1. Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, jo imi. Ia kanë kërkuar partnerët, e di mirë. Le ta shkarkonte. Por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja.
  2. Llokma e korrupsionit ndahet në Qeveri, në gjykatë ndahet bakshishi. Dhe nëse qeveria ka ndarë një llokmë të madhe, atëherë bakshishi në gjykatë do të jetë i madh.
    Se para se të shohim vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim vilat tona. Kush do na i shohë vilat tona, gjyqësori i kapur? Prokurori që nuk guxon sepse shahet me libër shtëpie. E dini, që prokurorët gjurmohen nga trupa operacionale speciale të policisë pa urdhër. E dini ju, që në borderotë e shtetit policia është institucioni më i paguar?

 

Etiketa: akuzatManjaniministrat


Ju sugjerojmë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin
Sport

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

28 Tetor, 2025 3:58 pm
Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar
Kronikë

Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar

28 Tetor, 2025 3:46 pm
Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni
Aktualitet

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

28 Tetor, 2025 2:57 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
Bota

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

28 Tetor, 2025 1:53 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

28 Tetor, 2025 1:12 pm
Para
Trafikonte lëndë narkotike, 20 muaj burg për aktoren turke të filmit “Ezel”

Trafikonte lëndë narkotike, 20 muaj burg për aktoren turke të filmit “Ezel”

Video/ Rrëfimi shokues i 8-vjeçarit: Dua të jem vajzë!

Video/ Rrëfimi shokues i 8-vjeçarit: Dua të jem vajzë!

Në pamundësi të formimit të ushtrisë, Kosova do ta fuqizojë FSK-në

Në pamundësi të formimit të ushtrisë, Kosova do ta fuqizojë FSK-në
















TE FUNDIT

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
28 Tetor, 2025

Personi që shihni në foto është picieri Filip Shehu i cili pasditen e sotme vrau me thikë kuzhinierin Indrit Ismaillari...

Lexo më shumë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
28 Tetor, 2025

Një person është vrarë me thikë brenda një lokali në Komune e Parisit. Autori është kapur nga policia, ndërsa mësohet...

Lexo më shumë

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku po merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment...

Lexo më shumë

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin
28 Tetor, 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com