Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte në Berat, ku inauguroi Zyrën e Shërbimeve për qytetarët në drejtorinë vendore të Policisë Berat.
“Përmes kësaj zyre Policia e Shtetit ofron 80 shërbime të cilat i ofrohen qytetarëve në kohë të shpejtë dhe pa korrupsion”, u shpreh Tahiri.
Ministri Tahiri teksa foli për zyrën me të re të shërbimeve të Policisë ndaj qytetarëve ka shmangur reagimin lidhur me deklaratat e deputetit të LSI Vangjel Tavo, i cili një ditë më parë shenjestronte Policinë e Shtetit, duke i cilësuar drejtuesit e saj në bazë si të pozicionuar politikisht.
Por vetë disa minuta më pas, ministri ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, lidhur me këtë çështje, duke i dhënë kështu përgjigje akuzave të LSI.
“Për të tretin vit radhazi, Policia e Shtetit institucioni më i besuar në vend, sipas studimit të organizuar nga BE.
E megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë, bashkë me qytetarët.
#policiaqëduam
#frontiisëkeqesnuknandaldot”, shkruan ministri Tahiri, teksa bashkëngjitur publikon grafikët për indeksin e besimit.