Bashkia e Tiranës ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga kreu i PD, Sali Berisha ku akuzonte se kryebashkiaku Erion Veliaj nga qelia ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve.
Përmes një reagimi, institucioni ka përgënjështruar lajmin e Berishës dhe njofton se sot po kryej një proces rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.
“Bashkia e Tiranës po kryen një proces rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.
Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë./Opinion.al