Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është pyetur, ditën e sotme, nga gazetarët për lidhjen e kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës, nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt.
E gjitha vjen pasi është thënë se 6 mln euro i është hequr nga Bashkia e Tiranës buxhetit për arsimin me qëllim financimin e Ineneratorit të Tiranës.
Sipas Manastirliut, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për arsimin këtë vit ka qenë në nivelet më të larta.
“Qeveria shqiptare është e angazhuar për të financuar arsimin në të gjitha nivelet e tij, duke inkurajuar partneritetet me pushtetin lokal, ne kemi një bashkëpunim shumë të madh me të gjitha bashkitë, në funksion të të gjitha investimeve sa i përket rehabilitimit dhe ndërtimit të institucioneve arsimore dhe jo vetëm nuk janë ulur, por fondet dedikuar për arsimin janë rritur dita-ditës. Dhe këtë vit kemi pasur fondin më të madh për arsimit”,-tha Manastirliu.