Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat/ Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Korbat fluturojnë me shpresën që…

2020/12/08 at 2:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Akuzat/ Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Korbat fluturojnë me shpresën që…

Pas akuzave në lidhje me trajtimin e të sëmurëve me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqit”, ka reaguar drejtori i këtij spitali prof. Dr. Perlat Kapisyzi.


Përmes një letre publike Kapisyzi shkruan se kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqit”,  shton se padyshim duhet të ishin bërë edhe shumë gjëra më mirë.

“Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne”.-shkruan ai.

Më tej, ai shkruan; “Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetësor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në lëvizje pranë të sëmurëve, duke marrë pjesë nga vuajtja e tyre”.

Letra e plotë:

Me disa fletë gazete të bëra shuk, ku gjuhëzat e flakës luftonin me lagështirën e letrës, arrita të lexoj emrin tim në kollonën e mjekëve të emëruar në Mirditë, në vitin e largët 1979.

Ndonëse me mesatare 9.73 , nuk mu duk se u përmbys bota, as ëndrrat e mjekut të sapo dalë. Ngushellova veten me faktin që Miredita është emër i bukur. Gjashtë vjet mjek në Malësinë e Oroshit, me pelerinën dhe çantën e ish oficeri madhor ku brenda saj ishte gjthçka që kërkohej për raste urgjente, naten, diten, në vapë me opinga, me çizme në dimërin e acart, ku dëbora zhdukte çdo gjurmë tënden për tu kthyer, me ngushëllonte fakti se si unë ishin dhe 100 mjekë, që ashtu të heshtur pa fjalë dhe pa inventar mizantropie u ndodheshin në çdo moment komunitetit ku shërbenin.

M’u shfaqën kalimthi këto copëza jete nga fillimi i profesionit, sepse deri më sot i konsideroja momente unikale për nga pesha profesionale dhe shpirtërore, të papërsëritshm. Por kisha gabuar.

Kjo pandeminë bëri të kuptoj se ato momente ishin bërë pjesë e qenësishme, “vuajtje” e shpirtit, trupit dhe, që sa here i kujton, duket sikur diçka ringjallet brenda teje…

Mars 2020… Në mbarë botën coronavirusi po fitonte terren… “këmbesorët e vdekur”, ecnin dhe shembeshin përballë shërbimeve shëndetësore më të fuqishme të BE, USA. Po ndodhte, e pabesueshme! Me mijra të vdekur, numri i të cilëve po rritej në mënyrë eksponenciale edhe në sistemet e shërbimeve më të fuqishme shëndetësore.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, me nje eksperiencë prej 50 vjetësh në trajtimin e infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore, me mjekë, specialistë të përkushtuar, plot pasion, u caktua nga MSH si COVID 2 . Ishte një lajm që për herë të parë e morëm nga media…

Dhe lufta filloi …

I dashur vëzhgues mizantrop… U përllogaritën, u rivlerësuan forcat… Tashmë për një betejë të vërtetë në mbrojtje të jetës, ku vdekja, si kurrë ndonjëherë bariste e shpenguar jo vetëm tek ne, por edhe në sistemet shëndetësore nga më të fuqishmet, duke i sfiduar ato.

I dashur vezhgues mizantrop!

Mundohu të heqësh nga lista jote e mizantropisë ndryshimet e shpejta në kohë reale në infrastrukturë, aparatura, medikamente dhe burime njerëzore. Falë këtyre ndryshimeve pacientët vizitoheshin dy herë në ditë me staf të dedikuar, përveç ndjekjes që bënte çdo mjek.

Dështimet e sistemeve më solide shëndetësore botërore na mprehën vëmendjen dhe shkathtësine, duke paraprirë, shtrirë linjat te reja te oksigjenit, ajrit të komprimuar dhe shtuar kapacitete të terapisë seminitensive…..

I dashur vezhgues mizantrop!

Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetesor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në levizje pranë të semurëve, duke marre pjesë nga vuajtja e tyre.

Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Të vetmit që lumturohen nga vuajtjet, janë sehirxhinjtë e vuajtjeve.

Korbat fluturojne me shpresën që të ndodhë gjëma, që mizantropit t’i kthehet buzëqeshja nga vuajtja e tjetrit dhe të thote “E thashë qe do ndodhte….”.

E ndërsa personeli mjekësor SUSN lufton për jetën nëpër ekrane tv shohim “ekspertë”, të cilët kanë marre persipër t’u tregojnë sistemeve më solide shëndetësore se si duhet të kishin vepruar, se sa lehtësisht mund ta kishin përballuar nëse do kishin degjuar këta këshilltarë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm, të cilët të kujtojne ekspertët që thone se rakia behet edhe nga rrush!?!?

I dëgjoj i përhumbur në përgjigjet e analizave të pacientëve dhe më duket sikur thonë: ”Pse transheja ka zënë uje, ç’ështe ajo barrelë që i është këputur doreza, ku jane barelambajtësit për të transportuar të plagosurin, perse qellohet me bresheri..” ?!?!

Dhe pulsimet e sinjaleve të aparaturave bashkëkohore më rikthejnë ne realitet. Shqipëria gjatë këtyre 50 viteve nuk ka patur kaq shume pajisje jetëmbështetëse. Ndryshimi është i pakonceptueshëm, i dashur vezhgues mizantrop! Ti rri i kollarisur që, jo rralle xhaketa të rri shtrembër sikur do t’i përshtatet mendimeve të mbrapshta aspak optimiste!

Sa nevojë kemi për optimizëm, për sy, zemra, shpirtra që shohin përpjekjet tona si pjesë e gotës gjysmë plot.. Kjo do t’na jepte force, shprese, kurajo, duke flakur tejet panikun vrastar, që mizantropia ia shton pandemiseë.

Çfarë duhej bërë më mirë?

Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Dhe me duar e këmbë dhe kamera mizantropi numëron I egzaltuar ambulancat në pritje për të shtruar pacientët. E tregon si antivlerë e sistemit shendetesor, ndërkohë që bota me dekada të tera dhe sistemi ynë shëndetesor, ka futur sistemin e triazhimit, pikërisht sistemin e përzgjedhjes së pacientëve në vartesi të gravitetit të sëmundjes.

Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetesor solide nuk I përballun. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti idashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si deshtim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemise se sistemi nuk dorezohet…

Në një nga ditët e rëndësishme të aktivitetit tim si teknicien 20 vite më parë pata fatin të isha i dobishëm për të madhin Dritero Agolli, i shtruar me insufficiency respiaratore në SUSN.

Mbasi e mori veten, me ate zerin e tij të ëmbël që dilte nga shpirti i butë u mundua të më sqarojë për një artikull që kishte dalë ato ditë. “Doktor,- më tha- ne, gazetarët profesionistë, duhet t’i themi të vërtetat. Por e rëndësishme është të zgjedhim kush është me e dobishmja.Një gazetar thotë një të vërtetë kur përshkruan një shtëpi me disa tulla të thyera, ku në një cep trëndafilat janë fishkur….dhe dera oborit eshte varur nga pesha e viteve.

Ky gazetar, doktor, ka thënë të vërtetën, por që ky përshkrim kursesi nuk do kishte efektin e përshkrimit të së vërtetës tjeter. Ndonëse dera ishte varur, duket sikur donte të tërhiqte nga mënga për të hyrë dhe befas perballesh me nje kopesht plot lule, ku larmisë së tyre I shtoheshin zerat plot gezim te vocrrakeve të vegjël….dhe flladi përkedhelte bimësinë manihtëse dhe shpirtat e dlire të vocarakëve”.

Edhe ti, i dashur vëzhgues mizantrop… po përpiqesh të tregosh tjegullat e thyera, bimesinë e tharë… Përpiqu nje here te vetme të paktën te përshkruash shpirtin, përpjekjet, sakrificat për të pakësuar ankthin, vuajtjen, për t’i thënë stop panikut, për të sjellë gëzimin e jetës në sytë që shohin me shpresë.., për të shtuar dritën në fundin e tunelit të pandemisë.

Dhe unë përsëri do të ndjej ato “vuajtjet”, momentet, përjetimet e viteve të para, dashurinë e atyre njerëzve në malësitë e thella të Oroshit, të cilët më mësuan të përballoj vështirësitë dhe akoma më fort pandeminë e, bashkë me të dhe mizantropinë ndjellakeqe./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

28 Maj, 2025 8:15 am
“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
Para
Bardhi publikon videon: Koha që Rama të largohet, jo shqiptarët

Bardhi: Ekzekutori i të riut nuk është polici, por Rama dhe Lleshaj

OBSH: Shokuese goditja dërrmuese e pandemisë në SHBA

OBSH: Shokuese goditja dërrmuese e pandemisë në SHBA

Turqia i kërkon BE-së të jetë “ndërmjetëse e ndershëm” me Greqinë

Turqia i kërkon BE-së të jetë "ndërmjetëse e ndershëm" me Greqinë
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
28 Maj, 2025

Dashi Mund të mos kaloni mbrëmjen romantike që kishit menduar, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do...

Lexo më shumë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com