Pas Lefter Kokës, një tjetër deputet nga Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrit Saimir Tahiri.
Vangjel Tavo, deputet i LSI në Gjirokastrë, ka deklaruar se disa drejtues të Policisë janë të lidhur me trafikantët dhe po dëmtojnë LSI.
“Sajmir Tahiri duhet t’iu mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. I kam kërkuar largimin e drejtuesve të policisë që bëjnë politikë. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar nga kanabisi, ndërsa në Dropull po bëhen bastisje nga policia. Tahiri duhet të ndërhyjë, pasi disa drejtues policie kanë bashkëpunim me trafikantë”- ka thënë deputeti Vangjush Tavo nga Gjirokastra.
Deputeti i LSI është shprehur gjithashtu se jugu i vendit është i gjelbëruar nga kanabisi, duke akuzuar policinë për bashkëpunim me trafikantët.
Po ashtu mbrëmë, ministri i Mjedisit Lefter Koka bëri akuza të forta nga ministrit Saimir Tahiri, policisë dhe qeverisë./opinion.al