Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza për shkarkim ndaj Presidentit në detyrë të Koresë së Jugut, Han Duck-Soo

2024/12/27 at 5:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza për shkarkim ndaj Presidentit në detyrë të Koresë së Jugut, Han Duck-Soo

Ligjvënësit e Koresë së Jugut ngritën akuza për shkarkimin e presidentit në detyrë të premten, ndërsa vendi po përpiqet të tejkalojë krizën politike të shkaktuar nga vendimi i paraardhësit të tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, një veprim që tronditi botën.

Han Duck-soo mori detyrën e Presidentit në detyrë pasi parlamenti votoi pro shkarkimit të presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor.

Megjithatë, deputetët e opozitës kërkuan që edhe zoti Han, i cili është edhe kryeministër, të hiqej nga detyra, me arsyetimin se ai kishte refuzuar kërkesat për të përfunduar procesin e shkarkimit të zotit Yoon dhe për ta nxjerrë atë para drejtësisë.

“Mocioni për ngritjen e akuzave për shkarkimin e kryeministrit Han Duck-soo u miratua. 192 ligjvënësit e pranishëm votuan në favor të shkarkimit të tij nga detyra”, tha Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, Woo Won-shik.

Numërimi i votave për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit në detyrë u vonua pasi ligjvënësit e Partisë Pushteti i Popullit në pushtet protestuan në parlament pasi zoti Woo tha se duhej vetëm një shumicë e thjeshtë në parlamentin prej 300 vendesh për të miratuar mocionin për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit.

Ligjvënësit e Partisë Pushteti i Popullit filluan të bërtisnin me zemërim dhe shumë prej tyre u vërsulën drejt zotit Woo, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata nuk morën pjesë në votim.

Ky është shkarkimi i dytë i një presidenti të Koresë së Jugut në vetëm dy javë, duke thelluar më tej krizën politike në vend.

Ky ishte gjithashtu shkarkimi i parë i një presidenti në detyrë në Korenë e Jugut.

Kreu i Partisë Pushteti i Popullit, Kweon Seong-dong tha pas votimit se zoti Han “duhet të vazhdojë të udhëheqë çështjet shtetërore pa iu nënshtruar miratimit nga opozitia të mocionit të shkarkimit”.

Megjithatë, zoti Han tha përmes një deklarate pas votimit se ai “respekton vendimin e parlamentit” dhe do të presë vendimin pasues të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Opozita tha në mocionin e saj të ngritjes së akuzave për shkarkim se zoti Han “qëllimisht po shmangte hetimin special të atyre që ishin të përfshirë në kryengritje dhe ka shprehur qartë qëllimin e tij për të refuzuar emërimet e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Veprime të tilla, tha ai, ishin “në shkelje të detyrës së një zyrtari publik për të respektuar ligjin… dhe për t’i shërbyer publikut.”

Ministri i Financave Choi Sang-mok do të marrë detyrën e presidentit në detyrë të Koresë së Jugut.

Zoti Choi u ishte lutur ligjvënësve të opozitës që të mos hidhin për votim mocionin për shkarkimin e Presidentit në detyrë Han Duck-soo.

“Një mocion për ngritjen e akuzave për shkarkim të Presidentit në detyrë nuk është i ndryshëm nga një mocion kundër të gjithë kabinetit qeveritar”, tha ai në një konferencë për shtypiin me anëtarët e tjerë të kabinetit më herët të premten.

“Ekonomia dhe njerëzit tanë nuk mund të përballojnë thellimin e pasigurisë politike rreth Presidentit në detyrë”, tha ai.

Vlera e monedhës së Koresë së Jugut ra në nivelin më të ulët në 16 vite në këmbimet me dollarin amerikan të premten në mengjes. Koreja e Jugut është ekonomia e katërt më e madhe në Azi./voa

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
“Balkan Blues” tashmë pjesë e UNESCO

“Balkan Blues” tashmë pjesë e UNESCO

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, tre të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, tre të plagosur

Spiropali uron festat e fundvitit dhe bën bilancin: 2024, një vit plot sfida dhe lajme të mira për Shqipërinë!

Spiropali uron festat e fundvitit dhe bën bilancin: 2024, një vit plot sfida dhe lajme të mira për Shqipërinë!

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com