Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj Katarit për abuzim me fuqinë e huaj punëtore

2022/11/23 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza ndaj Katarit për abuzim me fuqinë e huaj punëtore

Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëtor të Futbollit, Zëri i Amerikës bisedoi me një nga familjet e mijëra punëtorëve emigrantë që vdiqën duke punuar gjatë ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për organizimin e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar gjatë dekadës së fundit.

Familjarët thonë se nuk do të shërohen kurrë nga kjo plagë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock sjell më shumë hollësi nga rajoni Dhanusha në Nepal.

Pak pasi Katarit iu dha organizimi i Kupës së Botës në futboll për këtë vit, më 2010 grupet për të drejtat e njeriut dhe shtypi filluan të raportojnë për abuzimet me fuqinë në rritje të punëtorëve e cila përbëhet nga emigrantë, kryesisht nga Azia Jugore dhe Afrika.

Të rinj në rajonin Dhanusha të Nepalit shkuan drejt Katarit për një të ardhme më të mirë, shumë prej të cilëve u detyruan të marrin hua shuma të mëdha parash.

Familjet e ngelura pas thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër. Para se bashkëshkorti i saj, Muneshwari, të shkonte në Katar, Aslani Devi Yadav thotë se ai paguhej vetëm 4 kilogramë oriz në ditë për punën e tij në Nepal. Por, më 2018 Munashewari vdiq.

“Në atë kohë fëmijët i kishim të vegjël. Ai vendosi të shkonte për të fituar para për ushqimin dhe shkollimin e tyre”, thotë e veja e punëtorit nga Nepali.

Muneshwari punonte në ndërtim, një punë e rrezikshme pasi shpesh duhej të mbarte ngarkesa të rënda në majat e rrokaqiejve.

Por, familjes së tij iu tha se ai vdiq gjatë natës pas problemeve me zemrën.

“Trupin e tij na e sollën 15 ditë pas vdekjes. Pastaj kryem ritualet e fundit në shtëpinë tonë”, thotë zonja Yadav.

Organizata “Amnesty International” thotë se në shumicën e çertifikatave të vdekjes, të lëshuara për familjet e punëtorëve emigrantë, shkruan se vdekja erdhi nga probleme me zemër ose shkaqe natyrore.

Doktorët thonë se të rinjtë e shëndetshëm nuk vdesin nga shkaqe natyrale. Por një çertifikatë e tillë vdekjeje nënkupton se punëdhënësit nuk kanë përgjegjësi ligjore ose financiare për familjen e të ndjerit.

Tani familja Yadav, si edhe shumë të tjera në Nepal, lufton për mbijetesë.

“Pas vdekjes së burrit tim nuk kemi asnjë burim të ardhurash. Kam shitur tokën time. Po mbaj shtëpinë me paratë që fitova nga shitja e tokës”, thotë zonja Yadav, e cila merr pak para edhe nga shitja e qumështit që nxjerr.

Por kur paratë nga shitja e tokës të mbarojnë, zonja Yadav thotë se fëmijët duhet të fillojnë të punojnë.

Një hulumtim i gazetës Guardian i vitit 2021 zbuloi se mbi 6 mijë e 500 punëtorë të huaj vdiqën në Katar që kur vendit iu dha organizimi i Kupës së Botës në futboll për vitin 2022.

Zyrtarët e Kupës së Botës në Katar nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të Zërit të Amerikës.

Ju sugjerojmë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
Zgjedhjet/ Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim

Zgjedhjet/ Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim

Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat

TE FUNDIT

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
6 Korrik, 2025

Pas ditëve me temperatura që prekën 40 gradë, Italia veriore është përfshirë nga një valë stuhish të fuqishme. Të dielën...

Lexo më shumë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com