Partia Demokratike deklaroi sot se Venezuela ka kërkuar ekstradimin për vëllanë e deputetit socialist Fatmir Xhafaj, i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Deklarata ka sjellë edhe reagimin e Policisë së Shtetit, e cila, përmes një njoftimi, konfirmon se nuk ka asnjë urdhërkërkimi apo urdhërarresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.
“Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j”- sqaron policia.