Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

2024/08/28 at 5:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndalimi i abortit në Arizona/ Ish-presidenti Trump: I tepruar!

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ngriti një aktpadi të re të martën kundër ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Aktpadia përmban të njëjtat akuza penale, por të modifikuara, për t’iu përshtatur opinionit të Gjykatës së Lartë, që i jep imunitet të gjerë ish-presidentëve për veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Gjykata prej 9 anëtarësh mori vendim me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Në aktpadinë e re është hequr pjesa e akuzës, sipas së cilës zoti Trump u përpoq të përdorte Departamentin e Drejtësisë për të përmbysur rezultatin, një fushë veprimi, për të cilën Gjykata e Lartë, në opinionin e saj të muajit të kaluar, shprehet se zoti Trump është absolutisht imun nga ndjekja penale.

Çështja penale, e zhveshur nga disa prej pretendimeve të mëparshme, përfaqëson një përpjekje të parë të prokurorëve për të respektuar opinionin e Gjykatës së Lartë, që ka të ngjarë të rezultojë në një rishikim të konsiderueshëm të akuzave kundër zotit Trump, lidhur me përpjekjet e tij për të bllokuar transferimin paqësor të pushtetit.

Aktakuza e re u paraqit tre ditë përpara skadimit të afatit të vendosur nga gjykatësja e çështjes Tanya Chutkan.

Palët do të rikthehen në gjykatë për një seancë dëgjimore javën e ardhshme. Kjo do të shënojë rifillimin e çështjes që ishte pezulluar që nga dhjetori, në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin e presidentit.

Në në platformën e tij sociale “Truth Social”, zoti Trump e quajti aktpadinë e re “një shenjë dëshpërimi” dhe “një përpjekje për të ringjallur një gjueti të vdekur shtrigash”, siç u shpreh ai.

Ish-presidenti shtoi se padia e re përmban “të gjitha problemet e aktakuzës së vjetër dhe duhet hedhur poshtë menjëherë”.

Zyra e prokurorit të posaçëm tha se aktakuza e përditësuar “pasqyron përpjekjet e qeverisë për të respektuar dhe zbatuar kërkesat e Gjykatës së Lartë”.

Thelbi i rishikimit të aktpadisë qëndron tek marrëdhëniet e zotit Trump me Departamentin e Drejtësisë.

Në aktpadinë origjinale, përfshihej akuza se zoti Trump ishte përpjekur të angazhonte Departamentin e Drejtësisë në përpjekjen e tij të dështuar për të ppërmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Përpjekjet përfshinin kryerjen e hetimeve të rreme dhe dhënien e informacioneve të rreme për zyrtarët e shteteve – sipas të cilave, ishin zbuluar manipulime të mëdha në zgjedhje.

Në aktpadi jepeshin hollësi se si Jeffrey Clark, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë, donte t’u dërgonte një letër zyrtarëve të shteteve të caktuara, duke pretenduar në mënyrë të rreme se departamenti kishte “zbuluar probleme thelbësore, që mund të kishin ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.

Ai u kishte kërkuar gjithashtu disa zyrtarëve kryesorë të këtij departamenti ta nënshkruanin letrën, por ata kishin refuzuar.

Mbështetja që zoti Clark i bëri pretendimeve të zotit Trump për manipulime në zgjedhje, e bëri këtë të fundit të shqyrtonte seriozisht mundësinë për ta emëruar atë si prokuror të përgjithshëm në detyrë, në vend të Jeffrey Rosen, i cili drejtonte departamentin në javët e fundit të presidencës së zotit Trump. Por në fund zoti Trump hoqi dorë nga një ide e tillë “kur iu bë e ditur se nëse e bënte emërimin, në Departamentin e Drejtësisë do të kishte dorëheqje në masë”, thuhet në aktakuzën origjinale.

Zoti Rosen qëndroi në detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm deri në fund të mandatit të zotit Trump.

Në padinë e re, zoti Clark nuk akuzohet më si bashkëpunëtor.

Në opinionin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se komunikimet e një presidenti me Departamentin e Drejtësisë, përbëjnë akte zyrtare për të cilat ai gëzon imunitet, duke e rrëzuar praktikisht këtë pjesë të akt-akuzave nga padia.

“Siç e kemi shpjeguar, kompetencat që ka Presidenti për të shkarkuar zyrtarë ekzekutivë që ai i ka emëruar, nuk mund të jenë objekt rregullimi ligjor nga Kongresi, ose objekt shqyrtimi nga gjykatat”, shprehej Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts, në opinionin e gjykatës.

Gjykata e Lartë ia lë detyrë gjykatës së çështjes të përcaktojë se çfarë përbën akt zyrtar, që mbrohet nga ndjekja penale dhe çfarë jo.

Aktpadia e re vazhdon ta përfshijë akuzën më të fortë të ngritur nga prokurori Smith – se zoti Trump mori pjesë në një skemë të orkestruar nga aleatët e tij, për të vendosur elektorë të rremë në disa shtete, që ishin fituar nga demokrati Joe Biden, me synimin për të shpallur zotin Trump fitues.

Po kështu ajo përmban akuzën se zoti Trump u përpoq t’i bënte presion Nënpresidentit Mike Pence për të refuzuar votat e Kolegjit Elektoral dhe se zoti Trump dhe aleatët e tij, shfrytëzuan kaosin në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje për të vonuar edhe më tej çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Zoti Roberts shkruante në opinionin e vendimit të gjykatës se komunikimet mes zotit Trump dhe zotit Pence ishin veprime zyrtare për të cilat “Trumpi është me gjasë imun nga ndjekja penale”.

Por, shton më tej gjykatësi Roberts, pyetja që shtrohet është, nëse qeveria arrin të provojë se “prezumimi i imunitetit” në këtë rast nuk qëndron./voa

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sarrazin më 29 gusht në Kosovë, pritet të zhvillojë takime zyrtare

Sarrazin më 29 gusht në Kosovë, pritet të zhvillojë takime zyrtare

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me Altin Dumanin

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me Altin Dumanin

Fluksi i pasagjerëve, aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

Fluksi i pasagjerëve, aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com