Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktori i telenovelave turke: Ja si u largua Rama nga avioni

2016/06/30 at 1:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktori i telenovelave turke: Ja si u largua Rama nga avioni

Shyqyri Çaushaj punon në Turqi dhe udhëton shpesh mes Tiranës dhe Stambollit.


Aktori i serialeve televizive turke ndodhej dje në mbrëmje në avionin që ishte nisur nga aeroporti  “Nënë Tereza”, drejt aeroportit “Ataturk”. Në orën 20:55, avioni ka lënë pistën e Rinasit, së bashku me një pasagjer VIP, kryeministrin Edi Rama. Shefi i qeverisë planifikonte të ndalonte për pak kohë në Stamboll, për të udhëtuar më pas drejt Ankarasë. Teksa avioni ishte nisur nga kryeqyteti shqiptar, aeroporti i Stambollit u sulmua nga atentate vetëvrasës, që lanë të paktën 41 të vrarë dhe rreth 240 të plagosur.

Në një intervistë për “Shekulli Online”, Shyqyri Çaushaj rrëfen emocionet, pasigurinë dhe frikën e mbrëmjes së djeshme. “Unë do të vazhdoj të jetoj këtu, pasi jam duke punuar mbi jetën dhe karrierën time. Nuk mund të mohosh frikën që të ngjallin këta barbarë, por një formë reagimi i yni mendoj se duhet të jetë vazhdimi i jetës tonë në normalitet”, thotë ai..

Keni udhëtuar mbrëmë drejt Stambollit nga Tirana. Kur nisi udhëtimi juaj dhe kur mësuat për shpërthimet në Stamboll?

Mbrëmë u nisa nga Tirana për në Stamboll në orën 20:55 dhe mbërrita në 23:30 në aeroportin “Ataturk”. E morëm lajmin e ngjarjes së rëndë sapo zbriti avioni. Nuk dolëm dot jashtë avionit përreth 3 orë. Në avion, ku ishte edhe kryeministri Edi Rama, ai vetë, bashkë me delegacionin e tij, u larguan të parët nga vendngjarja. Ndërsa ne të tjerët pritëm që të qetësohej gjendja, pasi ishin mbyllur të gjitha fluturimet dhe zbritjet nga avioni. Ishin mbyllur edhe të gjitha sportelet kufitare. Ishte anuluar gjithçka. Prania e kryeministrit në avion krijonte një ide sigurie edhe për ne, por nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt kur bëhet fjala për terrorizëm dhe kamikazë.

Cila ishte gjendja që gjetët në aeroportin e Stambollit, shumë i frekuentuar edhe nga shqiptarët?

Gjendja që gjeta në aeroport ishte si luftë. Njerëzit ishin të traumatizuar. Kishte kaos, kishte pika gjaku gjithandej, kishte frikë dhe panik në sytë e udhëtarëve, të cilët kishin ngelur pezull, shtrirë ose ulur, në aeroport. Askush nuk dinte nga shkonte e ku të qëndronte. Në avionin tonë nuk kishte panik ose frikë, por sigurisht që ekzistonte një shqetësim nga ajo që morëm vesh. Nuk dinim se çfarë pamje na priste brenda dhe nëse kishte ndonjë probabilitet për të rindodhur ndonjë shpërthim tjetër.

Si u larguat nga aeroporti? Çfarë patë?

Nga aeroporti u larguam me shumë vështirësi se kishte kaos dhe terminali i fluturimeve e mbërritjeve nga jashtë kishte shpërthyer. Si rrjedhojë, ne u detyruam të ecnim me valixhet nëpër duar drejt terminalit të fluturimeve të brendshme. Aeroporti ‘Ataturk’ është shumë i madh. Kemi ecur rreth 45 minuta. Teksa ecnim, kishte njerëz që po pinin cigare brenda në aeroport. Kjo më bëri të mendoj që policia nuk po funksiononte më. Njerëzit kalonin gardhet ndarëse, një pamje që të kujtonte luftërat. Gjak kudo dhe zona që kishin shpërthyer. Më në fund, pasi u largova nga aeroporti, me shumë vështirësi gjeta një taksi për të mbërritur në shtëpi. Shumica e taksistëve kishin mbetur të vdekur nga dyluftimi i njërit prej kamikazëve me kallashnikov. Taksistët e tjerë të mbijetuar ishin në zi për kolegët e tyre ose të traumatizuar. Skandali tjetër ishte që taksitë që gjejë kishin rritur çmimin në 10-fish të shumës duke shfrytëzuar rastin emergjent. Nuk  kish më siguri. Derisa shkova në shtëpi, kisha shqetësimin që çdo gjë mund të ndodhte akoma.

Ju jetoni në Turqi. Si i përjetoni ngjarje të tilla që po bëhen të shpeshta për Turqinë?

Unë jetoj në Turqi, siç e dini, për studimet e doktoraturës dhe karrierën time si aktor në produksionet kinematografike turke. Unë udhëtoj shumë shpesh në destinacionet Tiranë-Stamboll dhe Stamboll-Tiranë. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në Stamboll në sheshet kryesore, bulevarde, zona turistike e qendra komerciale. Është e frikshme të jetosh me paranojë, por nuk kemi në dorë asgjë në lidhje me këtë pjesë. Shteti duhet të marrë masa. Kjo gjë nuk ndodhë vetëm në Turqi. Siç e dini ka ndodhur dhe ndodh edhe në Europë. Unë do të vazhdoj të jetoj këtu, pasi jam duke punuar mbi jetën dhe karrierën time. Nuk mund të mohosh frikën që të ngjallin këta barbarë, por një formë reagimi i yni mendoj se duhet të jetë vazhdimi i jetës sonë në normalitet. Ne nuk duhet të bëjmë panik, sepse do të bënim atë që ata do të donin. Ne duhet të marrim masa dhe të jemi të bashkuar, si njerëz human, pa dallim rrace, etniciteti, kombi, etj. Është momenti që duhet të jemi më të bashkuar se kurrë kundër terrorizmit!

 



Ju sugjerojmë

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
Bota

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

23 Korrik, 2025 1:33 pm
U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë
Kronikë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

23 Korrik, 2025 1:29 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza
Bota

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

23 Korrik, 2025 1:17 pm
Rajoni i pasur me naftë në Sudan bëhet fronti i ri i luftës
Bota

Rajoni i pasur me naftë në Sudan bëhet fronti i ri i luftës

23 Korrik, 2025 1:02 pm
Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit
Kryesore

Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

23 Korrik, 2025 12:58 pm
Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive
Aktualitet

Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

23 Korrik, 2025 12:43 pm
Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve
Bota

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve

23 Korrik, 2025 12:21 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Mashtrimi me mikrokreditë, sekuestrohen llogari bankare me 1.3 mln euro dhe…

23 Korrik, 2025 12:06 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Para
Mërgim Mavraj gati të “hyjë” në politikë, ja me cilën parti

Mërgim Mavraj gati të "hyjë" në politikë, ja me cilën parti

Publikohen fotot e terroristëve të Stambollit, veshur me rroba dimri

Publikohen fotot e terroristëve të Stambollit, veshur me rroba dimri

Fotolajm/ Imazhi i fëmijës së plagosur turk që përloti botën

Fotolajm/ Imazhi i fëmijës së plagosur turk që përloti botën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
23 Korrik, 2025

Gjigandi amerikan CNN ka publikuar foto dhe video të reja nga vitet 1990 në të cilat shfaqet Presidenti aktual Donald...

Lexo më shumë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë
23 Korrik, 2025

Një shtetase holandeze ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht. 23-vjeçarja të...

Lexo më shumë

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
23 Korrik, 2025

KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli. Në mbledhjen e Komisionit Qëndror të...

Lexo më shumë

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza
23 Korrik, 2025

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com