Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në rrjetin social Instagram.
Jo vetëm kaq, por ai ka përshëndetur edhe në shqip.
“Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.
Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.
Në kryeqytet mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Ajo që bien në sy është se Tirana po vizitohet gjithnjë e më shumë dhe nga personalitete të njohura nga gjithë bota./Opinion.al
View this post on Instagram