Sevdai Radogoshi është shoqëruar të enjten pasdite në Policinë e Gjakovës nën dyshimin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj motrës së tij. Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, është shoqëruar për disa orë në Policinë e Gjakovës pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë. Siç mëson KALLXO.com, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ndërsa sipas versionit zyrtar të Policisë, shoqërimi i Qumilit në polici është kryer nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor.