Aktori i njohur turk Engin Altan Duzyatan, protagonist në serialin “Ertugrul” mund të jetë në një ditë të afëërt në Shqipëri, si pjesë e një bashkëpunimi shqiptaro-turk. Ndërsa seriali po shfaqet me sukses në ekranin e TV Klan, ka qenë drejtori i Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka ai që ka patur një takim në Stamboll me protagonistin e këtij filmi.
Në statusin e tij në Fb, Leka shkruan; “Invazioni turk i filmit ka si baze stragjine dhe idete, dashurine per kete gjini, financimin dhe disiplinen e punes!
Nga biseda me Producentin dhe njekohesisht shkruesin e skenareve te fundit dhe me njerin nder aktoret me te njohur “Ertugrul” shume shpejt mund te marre jete nje film i perbashket me teme emigrimin e shqiptareve ne kohe!”
Seriali “Ertugrul” u shpall më i miri për vitin 2015, por edhe më i shtrenjti.