Aktori Genc Fuga ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani e cila ka sqaruar se aktori ka pësuar një goditje në tru. Ndonëse shkruan se nuk e ka aspak të lehtë, ajo u ka shtrirë dorën të gjithë të njohurve, që ta ndihmojnë, pasi nuk e përballojnë dot operacionin.
“Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 Lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë Euro të operacionit.
Ndjesë dhe konsideratë….”, përmbyll aktorja.