Aktori i humorit, Gazmend Paja është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ai është parë mëngjesin e sotëm teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.
Pas daljes nga SPAK ai iu përgjigj shkurtimisht gazetarëve me humor:
“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim. Erdha i solla të tijin dhe mora timin”, tha Paja.
Kujtojmë se ende nuk dihet arsyeja se pse aktori i humorit është paraqitur në SPAK.