Shërbimi i Sigurisë së Kazakistanit ka thënë se ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë si terroristë gjatë një operacioni të sigurisë, gjashtë ditë pasi disa persona të armatosur kryen sulme vrasëse në qytetin veriperëndimor, Aktobe, afër kufirit me Rusinë.
Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit, (NSC) ka njoftuar për arrestimet e fundit në faqen e internetit, pasditen e 11 qershorit.
Në këtë njoftim thuhej se janë ndalur dy persona të dyshuar gjatë bastisjeve të autoriteteve në afërsi të Aktobes, duke sygjeruar kështu se operacioni në fjalë ka lidhje me fushatën kundër terrorizmit që nisi pas sulmeve të 5 qershorit.
Autoritetet e kanë nisur fushatën një ditë pas sulmeve si përgjigje.