Gjatë një aktiviteti që LSI ka organizuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, pak para fillimit të tij ka pasur një përplasje ndërmjet një punonjësi dhe drejtorit Ardjan Yzeiraj.
Ylli Rroshi ankohet në “STOP” , se është goditur fizikisht pa shkak nga drejtori i Pallatit të Sportit.
Rroshi, me të nxira në sy tregon, se ka qenë duke punuar në këtë ambient, por shkëputja e energjisë, ka sjellë përplasjen fizike me Yzeirjan.
Ky i fundit pranon se ka patur një debat në momente tensioni. Por sipas tij, kjo gjë duhet mirëkuptuar, se kishte mbi vete barrën e aktivitetit që po organizohej.