Aktivistja e njohur ruse, Natalia Pelevina që u bë pjesë e një skandali seksual me ish-kryeministrin e Rusisë, ka thënë se pas këtij publikimi është i fshehur Vladimir Putin.
Në videon e publikuar, ajo u shfaq në një marrëdhënie seksuale me Mikhail Kasyanov, si dhe u transmetuan edhe disa biseda të tjera private.
Ajo është e bindur se shërbimet sekrete ruse planifikuan filmimin e videos.
“Duhet të jetë Putin. Nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Pelevina për CBC.