Narges Mohammadi e ka fituar këtë vit Çmimin Nobel për Paqe për luftën e saj për pavarësinë e grave në Iran.
Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë publik lajmin në paraditen e së premtes në Oslo.
Sipas Komitetit, Mohammadit iu nda çmimi për punën që ajo ka bërë në kuadër të luftës kundër shtypjes së grave në Iran dhe për përpjekjet që ka bërë për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë.
Narges Mohammadi është nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, e cila u themelua nga kolegia e saj, laureate e Nobelit, Shirin Ebadi.
Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për “përhapje propagande”./Opinion.al