Aktivistët sirianë dhe punëtorët e ekipeve të shpëtimit në pjesë të kontrolluara nga rebelët në qytetin e kontestuar sirian, Alepo, thonë se aeroplanët luftarakë të Qeverisë kanë hedhur bomba me gaz helmues në një lagje të mbipopulluar, duke lënduar dhjetëra persona.
Ibrahem Alhaj, anëtar i Mbrojtjes Siriane Civile, ka thënë se kishte shkuar në vend të ngjarjes së sulmit të dyshuar me gaz helmues, pasi një helikopter hodhi bomba që përmbanin, siç tha ai, katër cilindra me gaz helmues.
Ai tha se cilindrat ranë në lagjen e mbipopulluar al-Sukkari dhe se të paktën 80 persona janë transportuar në spitale ku janë trajtuar për probleme në frymëmarrje.