Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akti normativ, Balla: I japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë

2023/10/19 at 9:34 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akti normativ, Balla: I japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i DVP, Durrës Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ku theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetë-pastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut.

Ministri nënvizoi gjithashtu angazhimin për të përmirësuar kushtet financiare, qoftë sa i përket pagës së përgjithshme nëpërmjet ndryshimeve në buxhetin e ardhshëm, ashtu edhe për pagesat e orëve shtesë që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë. Balla vuri në dukje se është bërë një punë e lavdërueshme nga strukturat e Komisariatit të Kavajës përgjatë sezonit turistik. Ai falënderoi punonjësit për përmbylljen me sukses të sezonit. “Ky Komisariat mbulon një vijë të rëndësishme bregdetare dhe me një numër shumë të madh hotelesh dhe një numër shumë të madh turistësh që vizitojnë gjithë bregdetin së bashku me pjesën që mbulon në tërësi Drejtoria e Durrësit. Duhet të jemi të përgatitur për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit me një numër edhe më të madh se ky që kishim. Prandaj ne kemi menduar të krijojmë edhe një Forcë Kombëtare të Sigurisë, e cila të mbështesë komisariatet”, theksoi ministri. Më tej ai sqaroi sa i përket trajtimit financiar të punonjësve të policisë, me pagesat e orëve shtesë dhe rritjen në buxhet. “Detyra e Ministrit të Brendshëm lidhet drejtpërdrejt me trajtimin e duhur financiar të punonjësve të policisë. Kemi kaluar në qeveri një akt normativ ku i japim zgjidhje të gjitha pagesave apo detyrimeve të prapambetura me orët jashtë orarit, i cili hyn në fuqi menjëherë. Në ditët në vijim, për çdo orë jashtë orarit të punës do të kryhet pagesa dhe do ta ndjek personalisht”, deklaroi Balla.

“Unë e di që paga aktuale e punonjësve të policisë është shumë e ulët krahasuar me nevojat që ka çdo familje e një punonjësi policie. Me buxhetin e shtetit 2024, do të kemi një rritje, e cila ndoshta nuk është aq sa duhet, por është një hap i madh krahasuar me stadin aktual”, nënvizoi ai. Në lidhje me problematikat e tjera të ngritura, ministri tha se po punohet për ti zgjidhur shpejt. “Është shumë e rëndësishme që në procesin e rikthimit të besimit të publikut te Policia e Shtetit, kjo duhet të shoqërohet edhe me një qasje të re që njerëzit duhet të kenë ndaj uniformës të punonjësit të policisë”, u shpreh Balla në Kavajë.

Ministri u ndal gjithashtu në procesin e pastrimit të radhëve të policisë nga individë që tradhtojnë uniformën. “Ndërsa vazhdojmë procesin e vetëpastrimit të radhëve të policisë nga individë që me veprimet e tyre tradhtojnë aksionet e policisë, unë jam shumë i sigurt që ne do ta rrisim besimin e qytetarëve te organizata e “Policisë së Shtetit”, tha ai. Më tej u ndal në Paketën e Sigurisë në Shkolla, sidomos në identifikimin dhe kapjen e shpërndarësve të drogës në ambientet shkollore. “Duhet të jemi vigjilentë ndaj kujtdo që tenton të bëjë biznes me shëndetin e fëmijëve, duke u shitur lëndë narkotike. Një pjesë e madhe këtu, i kanë fëmijët në shkollë të mesme dhe e dinë sa e rëndësishme është kjo gjë dhe çfarë pritshmërie kanë qytetarët. Nga një sondazh i para disa ditëve, 6 në 10 persona mendojnë që siguria në shkolla është ndër gjërat më të rëndësishme dhe kjo lidhet edhe më shpërndarjen e lëndëve narkotike”, nënvizoi Ministri.

Ju sugjerojmë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Para
Portiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini shtetasja më e re Republikës së Shqipërisë

Portiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini shtetasja më e re Republikës së Shqipërisë

Sulmi terrorist ndaj Kosovës, Parlamenti Evropian pritet të miratojë sot një rezolutë të posaçme

Sulmi terrorist ndaj Kosovës, Parlamenti Evropian pritet të miratojë sot një rezolutë të posaçme

Vritet nga një sulm nga Izraeli, gruaja e parë në byronë politike të Hamasit

Vritet nga një sulm nga Izraeli, gruaja e parë në byronë politike të Hamasit

TE FUNDIT

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
12 Maj, 2025

Teksa partitë politike janë në 'luftë' me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka...

Lexo më shumë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com