Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktakuza ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, reagon BE: Presim bashkëpunim nga Serbia për këtë çështje 

2024/09/12 at 3:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
KE miraton paketën e zgjerimit, raport progresi përfshin edhe Shqipërinë e Kosovën 

Bashkimi Evropian mirëpriti të enjten shpalljen e aktakuzës nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës ndaj personave të përfshirë në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të vendit, ndërsa theksoi se pret bashkëpunimin e Serbisë për këtë çështje. 


“Bashkimi Evropian ka shprehur vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur pritshmërinë e tij që të gjithë ata që janë përgjegjës dhe të përfshirë në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës në një proces të rregullt”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, duke nënvizuar se qëndrimi i bllokut ka qenë i qartë që nga ngjarja e një viti më parë dhe se pret nga Serbia që të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e këtij sulmi. 

Më 24 shtator të vitit 2023 një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit, duke vrarë oficerin e policisë Afrim Bunjaku. Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse tërë ditën. 

Të mërkurën, Prokuroria e Posaçme e Kosovës shpalli ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për përfshirje në sulm. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të enjten se aktakuzat për rastin në Banjskë kanë mundur të ngritën shumë më herët. 

“Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiçit autoriteteve të Kosovës, sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës”, tha ai. 

Milan Radoiçiç, ish nënkryetar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur. 

Kosova akuzoi Serbinë për organizim dhe mbështetje të grupit ndërsa ka kërkuar që sulmuesit të dorëzohen në Kosovë për t’u gjykuar nga autoritetet vendase. 

Beogradi ka mohuar të jetë përfshirë në sulm duke thënë se grupi përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës. 

Sulmi i 24 shtatorit cilësohet si ngjarja më e rendë që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, ndërsa diplomacia perëndimore u vu në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi në bazë të një marrëveshjeje që u arrit në muajin shkurt në Bruksel dhe për rrugët e zbatimit të së cilës palët u pajtuan në Ohër në muajin mars të vitit të kaluar. 

Kryeministri Albin Kurti tha sot se Serbia duhet ta ndryshojë qasjen e saj ndaj marrëveshjes. 

“Duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres (Ana) Bërnabiç më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshjes bazike dhe aneksit së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranojë ulësen e Kosovës në OKB dhe së treti duhet qe të nënshkruhet marrëveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes”, tha kryeministri Kurti. 

Gjatë javës së fundit i dërguari evropian për bisedime Miroslav Lajçak qëndroi në Prishtinë dhe në Beograd, duke paralajmëruar një takim mes kryenegociatorëve të të dyja palëve, por pa dhënë një datë të takimit të mundshëm. 

Lajçak tha se Serbia ka tërhequr një letër dërguar Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2023, por autoritetet në Kosovë thonë se nuk e kanë një informatë të tillë. 

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione, ndërsa kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për veprime të nëjanshme e të pabashkërenduara. 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç shkroi sot në rrjetet sociale pas një takimi me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Gioffre se ka kërkuar nga vendet anëtare të bllokut që urgjentisht dhe përmes angazhimit konkret të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, i cili sipas tij “kërcënon sigurinë e popullit serb dhe qëndrueshmërinë e gjithë rajonit”. 

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga opozita në Kosovë për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje përfshirë edhe synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumi Ibër në Mitrovicë. 

“Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n. Për ta thënë shkurt, shqip e qartë sepse ka një vijë që se kalojmë dot, NATO-ja dhe Kosova janë bashkë, asnjëherë përballë. Ky është orientimi popullor i Kosovës dhe qytetarëve tanë dhe ju garantoj se në asnjë dëshirë sado e errët e ekstremiste që është nuk mund dhe as ta testoj e më pak ta ndryshojë këtë orientim properëndimor të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

Qeveria mohon të ketë përplasje me aleatët, duke theksuar se dallimet që shfaqen kanë të bëjnë me metodat por jo edhe qëllimet e përbashkëta./voa 



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Shkup/Mjekja i pret aksidentalisht gishtin bebes së porsalindur

“Nuk e dija që vajza ishte shtatzënë”/ 15-vjeçarja sjell në jetë foshnjën dhe e braktis në maternitet 

Kavajë/Ishte nisur nga Bari për Kroaci, policia gjen armë dhe municione në mjetin lundrues, ja çfarë dyshohet për drejtuesin e saj 

Kavajë/Ishte nisur nga Bari për Kroaci, policia gjen armë dhe municione në mjetin lundrues, ja çfarë dyshohet për drejtuesin e saj 

Zelensky: NATO duhet të përshpejtojë pranimin e Ukrainës

Zelensky kritikon propozimin për paqe nga Kina dhe Brazili
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com