Gjatë aksionit të policisë për kapjen e njeriut më të kërkuar në botë “kokën” e atentateve të Parisit kanë mbetur 4 policë të plagosur dhe një terrorist i vrarë.
Ka pasur shkëmbim zjarri, thonë mediat nderkombëtare. Një shtetas algjerian i identifikuar si Mohamed Belkaid mbeti i vrarë nga policia.
Zyrtarët thanë Belkaid ka lindur në vitin 1980 dhe ka jetuar në Belgjikë në mënyrë të paligjshme.
Zyra e prokurorisë federale tha se ka të ngjarë se viktima është një prej të kërkuarve për sulmin e Parisit, me identitetin e rremë Samir Bouzid.