Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni opozitar, VOA: Hidhen molotovë ndaj godinave qeveritare, policia përdor gaz lotsjellës për të sprapsur turmat

2024/10/07 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni opozitar, VOA: Hidhen molotovë ndaj godinave qeveritare, policia përdor gaz lotsjellës për të sprapsur turmat

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e radhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njëjti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbënguli në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime.

Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulevardit qendror të kryeqytetit.

Protesta po mbikëqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve./VOA

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar
Kronikë

Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar

25 Janar, 2026 11:17 am
Para
Aksioni opozitar i PD-së bllokoi qarkullimin, nëna lind foshnjen në makinë

Aksioni opozitar i PD-së bllokoi qarkullimin, nëna lind foshnjen në makinë

Sulmet me molotov në protestën e opozitës/ Nisin shoqërimet nga policia

Sulmet me molotov në protestën e opozitës/ Nisin shoqërimet nga policia

“Protesta e opozitës e dhunshme”/ Ministri Hoxha: Policia reagoi konform ligjit, asnjë protestues i lënduar

“Protesta e opozitës e dhunshme”/ Ministri Hoxha: Policia reagoi konform ligjit, asnjë protestues i lënduar

TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
25 Janar, 2026

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com