TIRANE- Zhvillimet e sotme në parlament kanë bërë që të ndryshojë edhe tema e emisionit Opinion për ditën e sotme. Ishte parashikuar një debat me kryebashkiakun Erion Veliaj për parkun e Liqenit dhe taksat e biznesit të vogël, por për shkak te situatës së tensionuar politike dhe aksionit të sotëm opozitar sonte në “Opinion” do të jetë i ftuar Lulzim Basha përballë një paneli gazetarësh.
Ndërsa emisioni me kryebashkiakun Erion Veliaj do të realizohet në fillim të javës së ardhshme.