Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

2023/08/24 at 6:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.


Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.

Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.

Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.

“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.

Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.

“Ky është shembulli më flagrant është simbolikë e shkeljes së ligjit… kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, se si kjo ka ndodhur ky për të thënë të drejtën është një mister për ne”, thoshte zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje.

Në muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi punëtorë ndërtimi dhe makineri në punë në pallatet e konfiskuara në zonën e liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit Zoologjik si dhe në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks në pronësinë e Julian Morinës, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.

E pyetur nga BIRN për statusin e këtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila është de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte në një proces negocimi me kompanitë ndërtuese për parablerjen e shtesave, por shtoi se asnjëra prej tyre nuk ishte pajisur me leje të azhornuara ndërtimi.

Ministria pretendoi gjithashtu se kishte arkëtuar deri në gusht 265 milionë lekë nga 8 subjekte që kishin paguar 10% e vlerës dhe një subjekt që kishte paguar vlerën e plotë, por refuzoi të vinte në dispozicion raportet e vlerësimit të kateve pa leje që përcaktojnë çmimet.

Ministria e Financave ia la përgjegjësinë autoriteteve të tjera të kontrollit të territorit për fillimin e punimeve në kantieret e konfiskuara, në mungesë të lejeve të reja të ndërtimit.

“Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiranës nuk iu përgjigjën pyetjeve për ligjshmërinë e këtyre punimeve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanitë e ndërtimit po i kryejnë punimet në zonat me leje.

“Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” tha Balla.

Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiranës regjistroi më herët procedime penale për ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit. Kreu i Prokurorisë, Arens Çela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar në disa raste penalisht dhe ishte “bashkuar me hetimin kryesor”.

Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.

“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t’u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i bargain (Pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lëvizja “Bashkë”, Mirela Ruko, thotë se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.

“Si mendoni se do ndjehet një qytetar se është dënuar përshembull se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s’ka ndodh asgjë. Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj”, thotë zonja Ruko.

Sipas Ministrisë së Financave, pallatet e konfiskuara do t’u kthehen ndërtuesve pasi të paguajnë vlerën e plotë të parablerjes, ndërsa më pas mund të aplikojnë për azhurnimin e lejeve të ndërtimit./ VOA



Ju sugjerojmë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
Para
Conference League, Astana mposht Partizanin

Conference League, Astana mposht Partizanin

Vdekja e mundshme e shefit të grupit Wagner, ngjall reagime dhe hamendje  

Vdekja e mundshme e shefit të grupit Wagner, ngjall reagime dhe hamendje  

“Ishte një njeri me fat të vështirë, por i talentuar”, Putin flet për vdekjen e Prigozhin

“Ishte një njeri me fat të vështirë, por i talentuar”, Putin flet për vdekjen e Prigozhin
















TE FUNDIT

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
4 Tetor, 2025

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin...

Lexo më shumë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
4 Tetor, 2025

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com