Bashkëshortja e Klement Balilit, i kërkuar ndërkombëtarisht me akuzën e trafikut të drogës, ka folur lidhur me aksionin e sotëm të policisë në pronat e familjes, ku është kërkuar arrestimi i të shumëkërkarit. Alma Balili i ka kërkuar Policisë ti gjejë burrin. Policia na hyri me forcë në banesë. “Nuk kontaktoj prej shumë kohësh me tim shoq, nuk e di ku është”, ka thënë ajo në një bisedë me Neës 24. Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të shumta mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe Delvinë në pronat e familjes Balili. Më herët ka qenë vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ai i cili ka akuzuar Policinë se ka dhunuar familjarët, ndërsa ka lënë të kuptohet se Balili ndodhet në Greqi dhe jo në Shqipëri.