Aksionin e opozitës në parlament, Lulzim Basha e ka cilësuar një teatër me regji të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se ky aksion pamundësoi që zëri i opozitës të dëgjohej.
Edhe pse nuk ka ndërmarrë asnjë aksion kundër qeverisë, Basha e shikon protestën e deputetëve të PD si të panevojshme.
Më tej, ai i bëri thirrje Presidentit të Republikës, që të mos dekretojë ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.
Basha tha se ka bindur PS që të vijojnë me punën e Reformës Zgjedhore, me bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn.
“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.