Aksion për pastrimin e Pyllit të Sodës në Vlorë

Me rastin e ditës ndërkombëtare të pyjeve, Bashkia e Vlorës, shoqëria civile dhe nxënës të shkollave janë bërë bashkë në një nismë pastrimi në pyllin e Sodës. Kjo zonë ka një rëndësi të madhe për qytetin bregdetar pasi, njihet ndryshe dhe si mushkëria e qytetit.


Në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili tha se mbajtja pastër e ambientit është jetike dhe për turizmin.

Përgjegjësi i sektorit të pyjeve Ilir Nika u bëri apel qytetarëve të denoncojnë për çdo rast të ndotjes apo zjarrvënies në pyllin e sodës. Qëllimi i këtij aksioni mbetet jo vetëm pastrimi, por edhe largimi i të gjitha pemëve të dëmtuara apo të rrëzuara.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT