Mëngjesi i të martës ka nisur me një aksion të gjerë policor në Prishtinë në kërkim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në aksionin e nisur në orën 06:00, policia ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili është shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Po kështu policia ka ushtruar kontroll nëpër shtëpitë e Xhelal Sveçlës dhe Sali Zybës, por pa mundur t’i gjejnë. Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër të VV-së, Albin Kurti.