Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet fjalë për një grua, e cila mësohet të ketë qenë duke lëvizur ne rrugën nacionale kur është goditur nga një mjet ende i paidentifikuar edhe për policinë e qarkullimit rrugor.
E aksidentuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës ku po jepet ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar këtë aksident.