Dy efektivë policie janë plagosur lehtë në një aksident automobilistik që ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën ‘Artan Lenja’ në kryeqytet.
Burimet e policisë bëjnë me dije se një automjet me targa AA 354 DK ka goditur një makinë policie në pjesën e pasme.
Mësohet se të plagosur lehtë kanë mbetur efektivët e identifikuar si Fatmir H. dhe Anton Gj. Raportohet se shoferi që shkaktoi aksidentin më pas është larguar nga vendngjarja duke braktisur makinën dhe ka ikur në këmbë në drejtim të paditur.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.