Policia ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili dyshohet se përplasi për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës, më 17 dhjetor.
Si pasojë e dëmtimeve, 63-vjeçari Namik Halili ka humbi jetën në vendngjarje.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Lushnjë-Berat”, ku humbi jetën shtetasi N. H., 63 vjeç, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. I., 54 vjeç, drejtuesi i automjetit që përplasi 63-vjeçarin”,-njofton policia.