Një 38-vjeçar ka përplasur një të mitur në Orikum.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Orikum, ku një shtetas ka përplasur me makinën e tij tip “BMW” 12-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.