Një aksident teksa ishte duke punuar i ka kushtuar jetën një 35 vjeçari në Korçë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shtyllë. Burime nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasi M.M, banues në fshatin Sheqeras, teksa ishte duke prerë me troko një gur, aksidentalisht i është prerë mjeti i punës dhe e ka goditur në trup, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.