Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë.
Bëhet me dije se viktima është Kujtim Lilin nga Klosi. 52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.
Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.