Një tjetër aksident tragjik është shënuar ditën e diele në mbrëmje në Itali, ku për pasojë u përfshinë dy shtetase shqiptare.
Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi në Komo të Italisë, ndërsa në automjetin tip ‘Volkswagen’ udhëtonin dy shqiptare të moshave 35 dhe 27 vjeçe.
Njëra prej tyre ishte edhe 7 muaj shtatzënë, mirëpo nga aksidenti ka humbur tragjikisht fëmijën.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet mirë shkaku i aksidentit. Mjeti thuhet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia e madhe.