Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat kroate lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci ku u përfshi një autobus me targa shqiptare.
Sipas Jutarnji, si pasojë e përplasjes dhe më pas përmbysjes së autobusit ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Shqipëria, pasagjer në autobus.
Sakaq, shtatë persona janë plagosur, mes tyre shoferi, i cili është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karllovacit.
Mediat kroate kanë publikuar pamje nga aksidenti i rëndë.