Dy të rinj janë përfshirë në një aksident fatal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy shtetasit që udhëtonin me motor, të identifikuar Kejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.