Tre persona kanë humbur jetën e 5 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë.
Sipas KlanKosova, mësohet se 3 viktimat i përkasin të së njëjtës familje.
Pas aksidentit tragjik, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete.
“Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe.
Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti.
Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë”, shkruan Kurti.