Ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nish, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic. Bashkëshortja e Mikic, Vesna, është në gjendje kritike për jetën. Çifti kanë tri vajza të rritura, shkruan Indeksonline. Makina e tyre siç shikohet edhe në foto është shkatërruar plotësisht, çka tregon edhe për forcën shkatërruese të përplasjes.