Një vajzë 12-vjeçare që u plagos rëndë dje nga një aksident i ndodhur në Xibrakë, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital. K.D,12 vjeç nuk ka arritur dot ti mbijetojë plagëve të marra, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Aksidenti me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek nënkalimi në Xibrakë, ndërsa janë përplasur 3 automjete. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.