Ka humbur jetën në spital 40-vjeçari i cili u aksidentua ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG.
Në aksident u përfshinë tre automjete me drejtues E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç dhe D. B., 40 vjeç.
Ky u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.