Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj në afërsi të një kompleksi sportiv.
Policia bën me dije se një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet G.B. duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.